Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel u takua dje me Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi një foto me Rutte në selinë e NATO-s, të cilin e cilësoi “një mbështetës të paepur të Shqipërisë”.
“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë holandeze”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Bruksel në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, kurse sot do të zhvillohet takimi BE-Ballkani Perëndimor.
TRT Balkan / agjencitë