Rama: Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka fuqi zero! / Photo: AA

Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka fuqi të barabartë me zero, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business”, që po zhvillohet në Sllovaki.

“Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria meksikane të shfaqej në kufi me ShBA-në, çfarë mund të bëje? Me gjithë respektin, e dua Meksikën. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ajo çfarë ndodh në veri të Kosovës, shumë ka të bëjë me politikën e brendshme”, tha Rama, në komentin rrethin vendosjes së njësive të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, pas tensioneve të fundit në Komunën e Zveçanit

📍Sllovaki, Bratislavë - “GLOBSEC 2023” Koha që Bashkimi Europian të ndryshojë qasjen në financimin e integrimit të...

Posted by Edi Rama on Wednesday, May 31, 2023

Në fjalën e mbajtur në këtë panel, Rama tha se për vendet e Ballkanit Perëndimor procesi i negociatave të anëtarësimit do të kërkojë kohë, ndërsa shprehu bindjen se ky proces nuk të anëtarësimit do të kërkojë kohë, ndërsa shprehu bindjen se ky proces nuk duhet nxituar dhe duhet të jetë sistematik dhe i konsoliduar.

TRT Balkan