Rama viziton Türkiyen me ftesë të presidentit Erdoğan       / Foto: AA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Türkiye më 20 shkurt 2024, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Në kuadër të vizitës, do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Shqipëri në Ankara nën bashkëkryesimin e Presidentit Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Gjatë mbledhjes së Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve.

Në kuadër të vizitës do të nënshkruhen edhe disa dokumente të ndryshme që synojnë forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Türkiye-Shqipëri.

Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë vizitës do të flitet edhe për zhvillimet në Ballkan dhe zhvillimet e tjera të sigurisë.

“Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në bisedimet me Shqipërinë, aleatin e Türkiyes në NATO, do të shkëmbehen pikëpamjet për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Ballkanin, mbi bazën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, thotë Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

AA