Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë ka publikuar publikuar detaje nga tërmeti me magnitudë 4,4 ballë që u shënua rreth orës 02:42 minuta.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ishte në Ulqin, me thellësi prej 15 kilometrash, 17 kilometra nga Lezha.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytetet të vendi, Lezhë, Shkodër, Kavajë dhe Tiranë. Ndërsa më herët Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC) bëri me dije se një tërmet me magnitudë 4,6 u shënua rreth orës 00:42 minuta në Detin Adriatik, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.
Tërmeti kishte një thellësi prej 7 kilometrash.
TRT Balkan / agjencitë