Qytetarët rumunë u drejtohen sot kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Në zgjedhjet e nënta në Rumani, anëtare e Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, në garë për presidentin e ri të vendit janë 13 kandidatë.
Nëse asnjë kandidat nuk arrin të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave për mandatin presidencial 5-vjeçar, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor.
Sipas sondazheve të fundit, avantazhin më të madhe e ka kryeministri Marcel Ciolacu, i cili ka mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (PSD), respektivisht partisë më të madhe në vend, duke u ndjekur nga George Simion, kreu i Lidhja e Unitetit Rumun (AUR) e ekstremit të djathtë, Mircea Gioana, ish-zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Elena-Valerica Lasconi nga partia ‘Ta shpëtojmë unitetin rumun’.
Votimi filloi në orën 07:00 me orën lokale dhe do të përfundojë në orën 21:00. Rezultat e para jozyrtare pritet të dalin para mesnatës.
Presidenti aktual i vendit është Klaus Iohannis, i cili është në detyrë që nga dhjetori i vitit 2014.
Gjithashtu, edhe zgjedhjet e përgjithshme në Rumani do të mbahen më 1 dhjetor, të dielën e ardhshme.