Sa sheqer konsumojnë vendet e rajonit? /   Foto: ATA

Pavarësisht kujdesit të mënyrës së ushqimit, e pashmangshme është të jetuarit pa konsumim të sheqerit. Ky produkt në një formë apo tjetër është pjesë përbërëse e pothuajse çdo ushqimi të paketuar që mund të blihet.

Lidhur me këtë është bërë analizë e konsumit të sheqerit sipas vendeve në Evropë e publikuar nga faqja e internetit Landgeist bazuar në të dhënat e Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Si radhiten ballkanasit?

Ndër konsumatorët më të mëdhenj të sheqerit në vendet e rajonit bazuar në të dhënat e Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) llogaritet Maqedonia e Veriut.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut konsumojnë 36,7 kilogramë (kg) sheqer në vit.

Kroatët janë të dytët me 33,8 kg sheqer në vit, më pas vijnë serbët me 22,4 kg, malazezët me 21,2 kg, Shqipëria me 18.6 kg dhe banorët e Bosnjë e Hercegovinës me 18,3 kg sheqer në vit.

Më së shumti dhe më së paku në botë

Sipas të dhënave të FAO-s, sheqeri është produkti që më së shumti konsumohet nga evropianët dhe amerikanët e veriut.

Brenda Evropës, ka edhe disa modele specifike gjeografike.

Konsumi i sheqerit është më i lartë në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Belgjika me 48,3 kg në vit ka konsumin më të lartë të sheqerit për frymë në Evropë dhe një nga më të lartat në botë. Po ashtu Belgjika është konsumatori më i madh i pijeve joalkoolike me sheqer të ëmbël në Evropë.

Më pas vijojnë Polonia me 45,7 kg në vit, Malta me 43,8 kg dhe Danimarka me 40,4 kg që janë të vetmet vende të tjera evropiane ku konsumi i sheqerit është mbi 40 kilogramë për frymë.

Shifrat më të ulëta mund të gjenden në Luksemburg me 10,8 kg në vit, që është një ndryshim masiv në krahasim me fqinjët e tij, Belgjikën. Pastaj vijnë Qiproja me 17,6 kg, Bosnjë e Hercegovina me 18,3 kg, Shqipëria me 18,6 kg, Sllovenia me 19,4 kg dhe Letonia me 19,9 kg ku që të gjitha kanë një konsum të sheqerit për frymë nën 20 kilogramë.

Efektet e konsumimit të sheqerit

Sheqeri siguron energji të shpejtë në formën e glukozës, e cila përdoret nga trupi për përdorim të menjëhershëm ose ruhet për përdorim të mëvonshëm. Gjithashtu, kontribuon në shijen e ushqimit dhe pijeve.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i sheqerit mund të çojë në një sërë efektesh negative shëndetësore, të tilla si shtimi i peshës, rritja e rrezikut të prishjes së dhëmbëve dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak, të cilat mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kronike si diabeti.

Të dhënat e Landgeist përfshijnë jo vetëm sheqerin e papërpunuar, por edhe sasinë e produkteve që përmbajnë sheqer.

TRT Balkan