Şentop: Gjuha turke, element themelor për ruajtjen e identitetit turk     Foto: AA

Perspektiva kryesore e Türkiyes kur shikon çështjet ndërkombëtare, prej vitesh është një perspektivë humanitare, një perspektivë që në fokus ka njeriun, tha kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Türkiyes, Mustafa Şentop, në programin e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), me rastin e 21 Dhjetorit, Dita e Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut. Şentop theksoi se turqishtja është një element shumë i rëndësishëm dhe themelor në aspektin për ruajtjen e ekzistencës dhe identitetit të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, si dhe shtoi se përdorimi dhe zhvillimi i turqishtes si gjuhë arsimore është shumë i rëndësishëm. "Për nga historia, Ballkani është një qendër shumë e rëndësishme për sa u përket vendbanimeve në kohët e lashta dhe si vend për qytetërime të ndryshme. Për shumë vjet, njerëz nga gjuhë, besime dhe kultura të ndryshme kanë jetuar së bashku në këto troje për shekuj me radhë, bashkë me ardhjen nga kultura të ndryshme, ne kemi ndërtuar dhe një kulturë, një qytetërim të përbashkët. Dhe një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj është shoqëria turke dhe gjuha turke këtu", tha Şentop. Şentop rikujtoi se ka pasur pjesëmarrje të nivelit të lartë nga Maqedonia e Veriut në programet e organizuara me rastin e 21 Dhjetorit, Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke, dhe për këtë shprehu falenderimet e tij për Maqedoninë e Veriut. Më tej, Şentop tha se IBU është shumë i rëndësishëm në aspektin për të treguar pikën ku kanë arritur marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiyes e Maqedonisë së Veriut dhe se është investimi më i rëndësishëm që Türkiye ka ngritur si një urë komunikimi në vendin mik dhe vëlla.

AA