Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjeneral Metin Gürak u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski.
Gürak e priti me një ceremoni ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm gjenerallejtënant Gjurçinovskin, i cili ishte në Ankara si mysafiri i tij zyrtar.
Pas intonimit të himneve kombëtare të dy vendeve, gjenerallejtënant Gjurçinovski përshëndeti rojën e nderit.
Pas ceremonisë, Gürak dhe Gjurçinovski zhvilluan takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.
Në takim është biseduar për marrëdhëniet ushtarake si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
TRT Balkan / agjencitë