Shënohet 101-vjetori i Republikës së Türkiyes në Kosovë        / Foto: AA

Me qindra pjesëmarrës, është shënuar në Prishtinë 101-vjetori i Republikës së Türkiyes.

Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada e Türkiyes në Prishtinë, morën pjesë udhëheqës të institucioneve të larta në Kosovë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, krerë të partive politike, ushtarakë, udhëheqës fetarë, mësimdhënës dhe pjesëtarë të komunitetit turk në Kosovë.

Para të pranishmëve, ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha se për të mbajtur Republikën kërkon qëndrueshmëri, shpresë dhe vullnet të fortë.

Angılı theksoi se populli turk i shfaqi të gjitha këto cilësi pas sulmit terrorist që ndodhi më 23 tetor në Ankara.

“Festimi i përvjetorit të Republikës tonë këtu në Kosovë ka gjithashtu kuptim të veçantë për ne. Kosova mund të jetë një vend i vogël në kuptimin e madhësisë gjeografike, por është vend që në zemrat e popullatës turke është shumë i madh. Ne me të vërtetë ndihemi këtu si në shtëpinë e dytë, për shkak të lidhjeve tona të thella”, theksoi Angılı.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky përvjetor i Republikës së Türkiyes po mbahet në kohë të vështirë, pas sulmit terrorist të këtij muaji.

Kurti theksoi se është krenar që në qeverisjen e tij, është ngritur bashkëpunimi midis Kosovës dhe Türkiyes në katër vitet e fundit.

“Në të vërtetë, industria turke e mbrojtjes është bërë esenciale jo vetëm për sigurinë e Türkiyes, por edhe për tonën po ashtu”, theksoi Kurti.

Kryeministri kosovar tha se Türkiye është vend shumë i fuqishëm i NATO-s, pjesë e së cilës aspiron të bëhet edhe Kosova.

Ceremonia u mbyll me muzikë “live” nga Orkestra e Yjeve të Filarmonisë Turke (TÜRKAY).

TRT Balkan / agjencitë