Shkolla Maarif Kosovë fiton katër medalje në finalen e “Hi-Lingua” në Hagë

Shkolla Maarif Kosovë fiton katër medalje në finalen e “Hi-Lingua” në Hagë

Nxënësit e Shkollave Maarif në Kosovë konkurruan me nxënës nga 14 vende.
Shkolla Maarif Kosovë fiton katër medalje në finalen e “Hi-Lingua” në Hagë.     /FOTO: AA

Nxënësit e Shkollave Maarif të Kosovës kanë arritur të fitojnë katër medalje në finalen e “Hi-Lingua”, platformë argëtuese për mësimin dhe konkurrimin në katër gjuhë. Në finalen e kësaj gare e cila u mbajt në Hagë nga 10 deri më 16 korrik, nxënësit Anisa Mulaku dhe Hatice Reyhan Demirkiran fituan medalje të arta, Rejana Lezi fitoi medalje të argjendtë dhe Erta Tejeci medalje të bronztë.

Nxënësit e Shkollave Maarif në Kosovë konkurruan me nxënës nga 14 vende, ku ekipi tregoi aftësi të jashtëzakonshme gjuhësore.

“Hi-Lingua” ofron një platformë argëtuese për të mësuar dhe konkurruar në gjuhët anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Nxënësit e lindur ndërmjet viteve 2004 dhe 2015 kanë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në këtë platformë.

“Hi-Lingua” promovon mësimin e gjuhëve duke mbështetur shkëmbimin kulturor dhe diversitetin gjuhësor në nivel global.


TRT Balkan / agjencitë