Apeli ul dënimin nga 26 në 22 vjet burgim për Salih Mustafën / Foto: Reuters

Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën vendimin e Apelit për rastin e ish-komandantit të Njësisë BIA të UÇK-së, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte, duke lënë në fuqi verdiktin e fajësisë për krime lufte, por ka anuluar dënimin e njësuar me 26 vjet burgim dhe ka caktuar një dënim me 22 vjet burgim.

Sipas vendimit, Salih Mustafës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si pjesë e kohëzgjatjes së dënimit.

Salih Mustafa kishte paraqitur në Panelin e Gjykatës së Apelit 51 ankesa kundër vendimit dënues me 26 vjet burg të shqiptuar ndaj tij nga Gjykata Speciale më 16 dhjetor 2022. Mbrojtja kërkonte shfajësinë dhe lirimin, e jo uljen e dënimit.

Michel Picard, kryegjykatëse në çështjen e Mustafës, u ndal te secila provë të cilën Mustafa e ka kundërshtuar në Apel, duke dhënë detaje dhe duke ia hedhur poshtë shumicën prej tyre.

Kosova Press