Për herë të parë në Shqipëri, njësi të forcave speciale të ushtrive nga rajoni bashkërisht do të marrin pjesë në stërvitjen StrongBalkan23.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi nëpërmjet një shkrimi në Facebook njoftoi për realizimin e kësaj stërvitjeje.
“Nis stërvitja #StrongBalkan23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”, shkruan Peleshi.
TRT Balkan