Mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian (BE) është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Marrëveshja është nënshkruar në Bruksel nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Pirro Vengu dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili sot qëndron për vizitë në Bruksel në kuadër të samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.
"Ky partneritet strategjik do t'i forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme", ka shkruar ministri Hasani në rrjetet sociale.
Sipas ministrit Hasani, marrëveshja zyrtarizon bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.