Shoqërive Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri i janë shtuar automjete të reja, me qëllim përmirësimin dhe reagimin ndaj problematikave që mund të ndodhin në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në vend.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga flota e re ndërsa thekson se do t’i përgjigjen në kohë çdo problematike.
“Flota e re për Shoqëritë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, për t’iu përgjigjur në kohë çdo problematike”, shkruan Rama.
Mjetet e reja do të përdoren për mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke përfshirë automjete për pastrimin dhe inspektimin e linjave të ujësjellësit, si dhe për ndihmën në situata emergjente.
Ky investim synon t'i rrisë kapacitetet e shërbimeve publike dhe të përmirësojë reagimin ndaj çdo problematike, duke garantuar një shërbim më efikas për qytetarët në gjithë Shqipërinë.