Tensionet në veri të Kosovës: KFOR, të shmanget çdo përshkallëzim i ri.     Foto: AA



Tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe barrikadat e vendosur nga komuniteti serb kanë marrë vemendjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Sipas tyre, rruga e vetme drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t'i zgjidhin çështjet e tyre nëpërmjet dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. “Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it në Twitter.

Tutje, ata theksojnë se mbeten jashtëzakonisht vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin e OKB-së.

Rikthimi i barrikadave në veri të Kosovë u aktualizua pasi që Policia e Kosovës e arrestoi një serb, ish-pjesëtar i PK-së, nën dyshimin për sulm ndaj policëve në veri dhe sulmit ndaj anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.




TRT Balkan