Tivari, qyteti në Mal të Zi ku fe të ndryshme jetojnë së bashku në paqe.  / Foto: AA

Qyteti i Tivarit në Mal të Zi, i cili ndodhet afër kufirit me Shqipërinë, njihet si një qytet ku pjesëtarët e feve të ndryshme jetojnë së bashku në paqe.

Qyteti i Tivarit, me një popullsi prej rreth 45 mijë banorësh, njihet edhe për dyqanet e tij të vogla në Pazarin e Vjetër, si dhe për muret e tij të ngritura lart në kodra.

Qyteti i vjetër me rrugë të ngushta të zbukuruara me lule shumëngjyrëshe tërheq vëmendjen e veçantë të vizitorëve.

Mirësi dhe lumturi

Tivari, ku myslimanë, ortodoksë dhe katolikë jetojnë në unitet, lumturi dhe paqe, shpesh thuhet se është një "qytet shembull" për vendet e tjera të rajonit.

Kryeimami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Tivarit Muidin ef. Milaimi, Kryepeshkopi i Tivarit të Kishës Ortodokse Sllobodan Zekoviq dhe Zëvendëskryepeshkopi i Kishës Katolike Don Kelmend Spaçi folën për paqen dhe unitetin në atë qytet.

“Tivari është një nga qytetet në Mal të Zi ku bashkëjetojnë fetë dhe kombësitë më të ndryshme. Tradita e bashkëjetesës së popujve dhe tri feve vazhdon këtu”, tha Milaimi.

Ai theksoi se kjo traditë e ka origjinën në kohën e myftiut Murteza Karagjuzoviq (1865-1941).

Tivari, qyteti në Mal të Zi ku fe të ndryshme jetojnë së bashku në paqe. AA

Myftija Karagjuzoviq shkonte shumë mirë me përfaqësuesit e kishës ortodokse dhe katolike, vinte çdo të premte në Çarshinë e Vjetër të Tivarit për të pirë kafe e për të biseduar. Kjo ishte diçka aq e bukur sa flitet edhe sot për të, thotë Milaimi.

Sipas tij, se kjo traditë ka vazhduar, duke shtuar se gjatë të gjitha festave fetare mblidhen krerët e feve të ndryshme dhe se është krenar që jeton në një qytet të tillë.

Famullitari i Tivarit, kryeprifti Sllobodan Zekoviq, tha se qyteti i Tivarit dhe banorët e tij të feve të ndryshme e kanë ruajtur shpirtin e bashkimit dhe miqësisë me shekuj.

Tivari, qyteti në Mal të Zi ku fe të ndryshme jetojnë së bashku në paqe. AA

"Tivari është i njohur për këtë, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në gjithë rajonin. Kjo është një pasuri e madhe, një trashëgimi që duhet ruajtur. Ne dhe gjeneratat e ardhshme kemi një përgjegjësi të madhe për të ruajtur këtë pasuri të jetës së përbashkët”, tha Zekoviq.

Don Kelmend Spaçi konfirmon se marrëdhëniet ndërfetare në Tivar janë në nivelin më të lartë.

Tivari, qyteti në Mal të Zi ku fe të ndryshme jetojnë së bashku në paqe. AA

"Është vërtet një nder të jetojmë këtu me vëllezërit tanë myslimanë dhe ortodoksë. Ne jetojmë këtu ashtu siç dëshiron Zoti që njerëzit të jetojnë së bashku dhe ne përpiqemi të jemi shembull për besimtarët e tjerë. Kjo na bën shumë të lumtur”, shprehet Spaçi.

Xhamia dhe kisha e vjetër

Në Tivar ka një xhami 361-vjeçare dhe një kishë 160-vjeçare.

Xhamia Omerbashiqa ndodhet rreth njëqind metra nga hyrja e qytetit të vjetër. Është ndërtuar nga Omer Basha, një tregtar dhe fisnik i Tivarit, me dy djemtë e tij në vitin 1662.

Tivari, qyteti në Mal të Zi ku fe të ndryshme jetojnë së bashku në paqe. AA

Ekziston edhe një kishë ortodokse e Shën Nikollës në TIvar. Dihet se kisha është ndërtuar në vitin 1863 dhe është e hapur për adhurim edhe sot.

Tivari, qyteti në Mal të Zi ku fe të ndryshme jetojnë së bashku në paqe. AA

Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer në Mal të Zi në vitin 2011, 72,07 për qind e popullsisë janë ortodoksë, 19,11 për qind janë myslimanë dhe 3,44 për qind janë katolikë.

Vendi ka më shumë malazezë dhe serbë, të ndjekur nga boshnjakët, shqiptarët, romët dhe kroatët dhe grupe të tjera më të vogla etnike.

TRT Balkan / agjencitë