Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri thirrje për mbajtje të zgjedhjeve të reja lokale në veri me pjesëmarrjen e serbëve.
Deklaratat e Borrellit erdhën pas një takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë gjerman Olaf Scholz.
“Kemi tri kërkesa të qarta, zgjedhje të reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Borrell.
“Dështimi për ta bërë këtë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, tha ai.
TRT Balkan / agjencitë