Institucionet turke kanë shpërndarë tableta për nxënësit që ndjekin mësime në kurset e gjuhës në shkollën e mesme “Atatürk” në Mamushë, komunën e vetme turke në Kosovë.
Në këtë shkollë u mbajt një ceremoni me rastin e shpërndarjes së tabletave e cila u organizua nga Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR-i Turk) dhe Konsulenca Arsimore e Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë.
Në ceremoni morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Konsulli i Përgjithshëm i Türkiyes në Prizren, Celal Doğan, Këshilltari Arsimor i Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë, Veysel Erdel, Kryetari i Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, Koordinatorja e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, zv.kryetari i KFOR-it Turk, kolonel Ersin Çelikkanat, drejtues të shkollës dhe nxënës.
Në fjalimet e mbajtura u theksua rëndësia e mësimit të një gjuhe të huaj për nxënësit dhe u theksua se me tabletat e dhuruara, studentët do të kenë qasje në më shumë burime dhe do të marrin arsim më cilësor.
Pas fjalimeve u shpërndanë tableta për 16 nxënës që ndjekin kurset e gjuhës shqipe dhe angleze të organizuara për nxënësit turq në shkollën e mesme “Atatürk” nga KFOR-i Turk.
Gjatë vitit aktual akademik, më shumë se 200 nxënësve turq dhe shqiptarë të cilët filluan klasën e parë në rajone të ndryshme të Kosovës, nga këto institucione iu dhuruan po ashtu tableta, si mjete edukative.