Türkiye merr komandën e KFOR-it në Kosovë / Foto: AA

Forcat e armatosura turke nesër do të marrin rolin komandues të Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga Italia.

Misioni i KFOR-it në Kosovë filloi më 12 qershor 1999, me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe në të janë përfshirë afro 4.500 ushtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende jashtë kësaj organizate.

Më 10 tetor të vitit të kaluar, Italia e mori rolin komandues të KFOR-it nga Hungaria dhe nesër atë rol do ta marrë Türkiye.

Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes, e cila ka kontingjentin e dytë më të madh në KFOR, tha se KFOR-i është një nga misionet më të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Që nga themelimi i KFOR-it, Türkiye ka kontribuar në atë mision. Me forca operacionale shtesë, ne jemi një nga shtyllat kurrizore të atij misioni”, tha Ankaraja.

Türkiye ka lidhje të forta kulturore dhe historike dhe beson se misioni i KFOR-it është ende i nevojshëm duke pasur parasysh rolin e tij kyç për paqen. Türkiye njoftoi mbështetjen e vazhdueshme për atë mision.

TRT Balkan / agjencitë