Parlamenti turk miratoi sot një rezolutë në lidhje me 50-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro.
“Qiproja e Veriut nuk mund të vonohet më në marrjen e vendit të saj të merituar si anëtare e pavarur dhe sovrane e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në rezolutën e parlamentit.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i japë fund izolimit çnjerëzor të imponuar mbi popullin turk qipriot dhe të njohë Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV) në mënyrën që e meriton”, thuhet më tej.
Qiproja ka qenë në një mosmarrëveshje prej dekadash midis grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, pavarësisht nga një sërë përpjekjesh diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Sulmet etnike që nisën në fillim të viteve 1960 i detyruan turqit qipriotë të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.
Në vitin 1974, një grusht shteti qipriot grek që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Türkiyes si fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga persekutimi dhe dhuna. Si rezultat, RQTV-ja u themelua në vitin 1983.
Në vitet e fundit ka pasur një proces paqësor pa ndërprerje, përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Crans-Montana të Zvicrës nën kujdesin e vendeve garantuese, Türkiye, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar.