Uashington: Osmani u takua me sekretarin amerikan Blinken           /Foto: Facebook: Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të samitit të NATO-s ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me ftesë të të cilit ndodhet në Uashington.

Osmani e falënderoi sekretarin Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Uashington, në kuadër të samitit të NATO-s.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gur themeli për stabilitet dhe prosperitet global”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani në Uashington është takuar edhe me presidentin kroat Zoran Millanoviq.

TRT Balkan / agjencitë