Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik rreth ishullit grek të Santorinit

Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik rreth ishullit grek të Santorinit

Më shumë se 100 tërmete janë regjistruar në zonë që nga mesnata.
Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik rreth ishullit grek të Santorinit                                                Foto: AA

Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik në dhe rreth ishullit të famshëm grek të Santorinit në Detin jugor Egje.

Sipas Institutit Gjeodinamik, më shumë se 100 tërmete janë regjistruar në zonë që nga mesnata, më i madhi prej të cilëve ishte 4,9 ballë sipas shkallës Rihter, njoftoi transmetuesi ERT.

Duke cituar ekspertë, transmetuesi tha se tërmetet nuk ishin të lidhura me aktivitetin vullkanik në ishull, duke shtuar se ato mund të zgjasin shtatë ditë.

Eftihimos Lekkas, një nga ekspertët e shquar në vend, nuk parashikon të ndodhë një tërmet më i fortë se gjashtë gradë.

"Dua t'i kërkoj banorëve tanë të ishullit të qëndrojnë të qetë dhe të dëgjojnë udhëzimet e Mbrojtjes Civile," tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Njerëzit që ikën nga ishulli i Santorinit mbërritën pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.

TRT Balkan / agjencitë