Serbia dhe Kroacia kanë acaruar marrëdhëniet mes tyre duke çuar ministritë e Jashtme të dy shteteve deri në vendime për dëbim të diplomatëve nga shtetet përkatëse.
Pas vendimit të së hënës të autoriteteve serbe për të shpallur person të padëshirueshëm sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Serbi, Hrvoje Shnajder i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zagrebit zyrtar, i cili si masë reciprociteti, vendosi të dëbojë nga vendi këshilltarin e ambasadës serbe në Kroaci, Petra Novakovica.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë senacës së hapur të Qeverisë tha se me vendimin për dëbimin e diplomatit serb, Kroacia iu përgjigj në mënyrë adekuate dëbimit nga Serbia të diplomatit kroat, ndërsa shtoi se lëvizjet e këtilla nuk kontribuojnë në besimin dhe bashkëpunimin midis Zagrebit dhe Beogradit.
“Pavarësisht atmosferës parazgjedhore në Serbi, ne besojmë se lëvizjet e tilla nuk kontribuojnë në vendosjen e besimit ose bashkëpunimit mes dy vendeve dhe prandaj po reagojmë ndaj veprimit që erdhi nga Serbia”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.