Situata në Kosovë të dielën mbrëma ka qenë në prag të një katastrofe, kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në Radiotelevizionin e Serbisë. Me këtë rast ai ka theksuar se mezi është shmanguar skenari më i keq.
“Thelbi i problemit qëndron se disa në rajon mendojnë se kur ekziston histeri e përgjithshme për shkak të luftës në Ukrainë të realizojnë interesat e tyre”, tha Vuçiq.
Presidenti Vuçiq, po ashtu njoftoi se më 18 gusht do të shkojë në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Do të shkoj në Bruksel, nuk është e vështirë për mua, nuk pres asgjë, kush mendon se është e mundur të ruhet paqja me Kurtin, mendoj se e kanë shumë gabim, e di me kam punë”, tha Vuçiq.
Ndërkohë, ai ka mohuar se ka marrë porosi nga NATO se aleanca ushtarake do të veprojë brenda pak orësh nëse Serbia sulmon Kosovën dhe tha se askush nuk do ta kërcënojë Serbinë dhe as që e ka kërcënuar. Këtë skenar ai e ka quajtur “skenar për fëmijë të vegjël”.
Ai shtoi se gjithmonë “do të gjunjëzohet dhe lutet për paqe”, por se nuk do të heshtë kur dikush i kalon kufijtë dhe mendon se ka të drejtë të bëjë pogrom kundër serbëve, "sepse mendon se është shtet sovran”.
Ai ka theksuar se Kosova “nuk është shtet sovran” dhe se “nuk ka sulm ndaj Kosovës, sepse është pjesë e Serbisë sipas ligjit ndërkombëtar”.
Duke komentuar kërkesën e kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Bakir Izetbegoviq, që Serbia t'i paguajë dëmshpërblimet e luftës Bosnjë e Hercegovinës, Vuçiç, mes tjerash, tha se, “Nuk na shkon në mendje të bëjmë luftëra me boshnjakët dhe ne nuk përgatitemi për luftëra, ndërsa politika jonë ndaj boshnjakëve duhet të jetë politikë e dorës së shtrirë dhe kjo është e vetmja politikë e mundshme”.
3 Gus 2022
Vuçiq: Të dielën mezi u shmang skenari më i keq
Raporte të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore