Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi sot Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama urdhrin “Jaroslav i Urti”, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Urdhri i Princit Jaroslav i Urti jepet për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.
“Me vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal gjithashtu edhe për mbështetje i dorëzohet çmimi ‘Yaroslav i Urti’, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga presidenti Volodymyr Zelensky”, thuhet në motivacionin që shoqëron këtë çmim.
Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të veçantë, të paqes e sigurisë.