Zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën në 14 komuna në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), partia e presidentit malazez Millo Gjukanoviq, humbi pushtetin në Podgoricë pas 24 vitesh, ndërsa një ndryshim pushteti ndodhi në shtatë komuna të tjera.
Në Podgoricë, koalicioni “Të gjithë për qytetin tonë”, i udhëhequr nga kryetari aktual Ivan Vukoviq nga DPS-ja, fitoi rreth 40 për qind të votave. Lëvizja “Evropa tani” është surpriza më e madhe në këto zgjedhje, pasi në Podgoricë fituan rreth 21 për qind të votave, ndaj së bashku me DF (Fronti Demokratik), URA dhe Demokratët do të përbëjnë pushtetin e ardhshëm lokal. Koalicioni DF fitoi 18 për qind të votave, Demokratët 10 për qind, ndërsa URA fitoi 6.4 për qind.
DPS-ja gjithashtu humbi pushtetin në Plevla, Zhablak dhe Danilovgrad. Në Plevla, DF-ja mori pushtetin, duke fituar 12 mandate, koalicioni DPS-SDP-SD-BS fitoi nëntë, ndërsa demokratët fituan shtatë mandate, “Evropa tani” fituan katër mandate, URA dhe SNP-ja nga një mandat.
Në Budva, Fronti Demokratik fitoi një fitore absolute, ndërsa në Rozhajë “Partia Boshnjake” (BS) fitoi pushtetin absolut, duke fituar 22 mandate.
Në Bijelo Pole koalicioni DPS-SDSP-SD-LP fitoi 15 mandate, pesë këshilltarë në këshillin lokal do të jenë koalicioni “Shkojmë njerëz”, ndërsa “Partia Boshnjake” dhe “Evropa tani” do të kenë nga katër mandate. Nga dy mandate fituan URA dhe SNP-ja.
Në zgjedhjet lokale në Danilovgrad, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) fitoi dhjetë mandate, Lëvizja “Evropa Tani” tetë mandate dhe DF fitoi pesë mandate. Lëvizja qytetare URA fitoi dy mandate dhe Partia Socialdemokrate, Partia Popullore Socialiste dhe Lëvizja “Mali i Zi i Vërtetë” fituan nga një mandat.
Koalicioni DPS-SDP-LP fitoi zgjedhjet e së dielës në Tivar dhe fitoi 15 mandate. Demokratët fituan tetë mandate, DF pesë, URA tri mandate, SD tri mandate, “Unë zgjedh Tivarin” dy mandate dhe “Partia Boshnjake” një mandat. Në Plavë, koalicioni SD-DPS-SDP fitoi një shumicë prej 16 mandatesh, BS fitoi shtatë mandate, DF katër, URA tri, ndërsa SNP-ja fitoi një mandat.
Partia Popullore Socialiste (SNP) fitoi pushtetin absolut në Pluzhinë, Fronti Demokratik ishte fitues absolut në Zeta, ndërsa votimi në Shavnik u pezullua në pesë qendra votimi dhe pritet të përsëritet javën e ardhshme.
24 Tet 2022
Zgjedhjet lokale në Mal të Zi: DPS-ja humbi në Podgoricë pas 24 vitesh
Lëvizja “Evropa tani” është surpriza më e madhe në këto zgjedhje, pasi në Podgoricë fituan rreth 21 për qind të votave, ndaj së bashku me DF, URA dhe demokratët do të përbëjnë pushtetin e ardhshëm lokal.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore