Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot një zonë pyjore me pisha në fshatin Halilaj, Njësia Administrative Fushë-Krujë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë informoi se pas marrjes së njoftimit nga bashkia Krujë për vatrën e zjarrit, u angazhuan menjëherë strukturat operacionale të mbrojtjes civile si në nivel vendor, ashtu edhe në atë qendror.
Strukturat e bashkisë Krujë, Administrata e Zonave të Mbrojtura u mobilizuan për të menaxhuar situatën.
Në mbështetje të bashkisë, u angazhua dhe helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
AKMC-ja iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në këto temperatura të larta dhe të lajmërojnë në kohë për çdo vatër zjarri.