E vendosur në një rajon sizmikisht aktiv, Japonia ka zhvilluar një reputacion si një vend me infrastrukturë të klasit të lartë që mund t’u rezistojë tërmeteve të fuqishme, duke përfshirë ato me magnitudë 7 ballë.
Janë prezantuar dy nivele të reagimit ndaj tërmeteve. Nëse ndërtesa dëmtohet nga një tërmet më i vogël, ajo duhet të rindërtohet sipas standardeve më të fundit, dhe nëse ndërtesa dëmtohet nga një tërmet më i fortë, një shkallë e caktuar e dëmtimit material është e pranueshme nëse nuk ka pasoja fatale në jetën e njeriut.
Në pjesë të tjera të botës, ndërtesat shumëkatëshe si Burj Khalifa, Taipei 101 dhe Philippines Arena janë ndërtuar duke përdorur masa strukturore që sigurojnë se ato mund t’u rezistojnë tërmeteve të forta.
Në thelb të infrastrukturës rezistente ndaj tërmeteve të Japonisë janë tri dizajne kryesore:
1. Ndërtimi Taishin është parimi bazë i projektimit në ndërtim i aplikuar në çdo ndërtesë në Japoni. Trarët, shtyllat dhe muret kanë dimensionet minimale të përcaktuara për t’u bërë ballë tërmeteve. E vetmja pengesë e këtij parimi është se pasgoditjet mund të dëmtojnë strukturën, kështu që rekomandohet për ndërtesat e ulëta.
2. Konstruksioni Seishin nënkupton që korniza e objektit të ndahet nga baza e saj duke vendosur amortizues, shtresa gome ose izolatorë sizmikë (izolim bazë). Këto standarde nuk janë të detyrueshme me ligj në Japoni, por rekomandohen për ndërtesat e larta ku izoluesit sizmikë janë teknologjia më e përdorur.
3. Konstruksioni Menshin parashikon që themeli i objektit të vendoset mbi çelik, plumb ose shtresa të trasha gome që do të lejojnë fleksibilitet dhe do të ulin forcën e tërmetit në kornizat e sipërme. Kjo metodë ndërtimi përdoret shpesh për të ndërtuar rrokaqiej dhe ndërtesa banimi të larta. Kjo metodë është shumë më e shtrenjtë, por konsiderohet më e sigurta.
Ekzistojnë teknologji të tjera që ndihmojnë gjithashtu në ndërtimin e ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve:
Metodat e reja të ndërtimit përfshijnë gjithashtu instalimin e amortizatorëve, bllok pas blloku, në themelet e ndërtesës. Gjatë tërmeteve, këta amortizues lëvizin përpara e mbrapa dhe thithin energjinë e gjeneruar nga lëkundjet.
“Shurdhuesi” i lëkundjeve të tërmetit
Kjo metodë u shpik për t’i bërë rrokaqiejt ekzistues më rezistentë ndaj tërmeteve, që përfshin bashkimin e një topi masiv me kabllo çeliku në një strukturë fikse në krye të ndërtesës. Ajo funksionon në një parim mjaft të thjeshtë – kur ndërtesa fillon të dridhet gjatë një tërmeti, topi lëviz si një lavjerrës. Për shkak të inercisë së fortë të krijuar nga valët e tërmetit, topi lëkundet në drejtim të kundërt ndaj forcës së tërmetit, duke ndihmuar kështu në stabilizimin e ndërtesës.
Manteli i padukshëm
“Manteli i padukshëm” mund të shpëtojë strukturën gjatë një tërmeti. Një tërmet përhapet në tokë si valë që krijojnë lëvizje vertikale në sipërfaqe dhe tronditin ndërtesat. Për të parandaluar këtë lëvizje, disa inxhinierë civilë parashikojnë vendosjen e unazave plastike në themelin e ndërtesës, të cilat do të veprojnë si mburoja duke i bërë valët goditëse “të padukshme”.
Kjo metodë është testuar nga shumë inxhinierë civilë në mbarë botën në vitet e fundit dhe aktualisht aplikohet në një numër të vogël ndërtesash.
Struktura modulare prej çeliku dhe të lehta
Strukturat modulare prej çeliku dhe të lehta konsiderohen e ardhmja e sektorit të ndërtimit bazuar në shumë faktorë si reduktimi i emetimeve të gazeve serrë, qëndrueshmëria, prodhimi masiv, transportueshmëria dhe rezistenca ndaj tërmeteve.
Ndërtesat modulare formohen duke kombinuar një ose më shumë module të parafabrikuara.
Ato mund të ndërtohen pa themel, si dhe mund të çmontohen lehtësisht dhe të transportohen në një vend tjetër.