Anija kozmike e NASA-s DART (Double Asteroid Redirection Test) goditi asteroidin Dimorphos të hënën vonë dhe ndryshoi trajektoren e tij.
Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) transmetoi drejtpërdrejt përplasjen për t'i treguar botës një provë të ridrejtimit të asteroidëve për të mbrojtur Tokën në të ardhmen.
Përplasja ka qenë një punë shtatë vjeçare dhe NASA donte të shihte nëse ishte e mundur të drejtonte manualisht një anije kozmike për t'u përplasur me një asteroid dhe të devijonte rrugën e tij për të parandaluar një ndikim potencialisht katastrofik në Tokë.
Anija kozmike u nis në nëntor të vitit 2021 me një raketë SpaceX Falcon nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni.
Të hënën në mbrëmje, kontrollorët e misionit kontrolluan manualisht anijen kozmike për ta drejtuar atë drejt asteroidit Dimorphos, 10.5 milionë kilometra larg.
Para se të godiste Dimorphos, DART rriti shpejtësinë e tij në rreth 24 mijë kilometra në orë.
"Ky ishte një demonstrim vërtet i vështirë teknologjik për të goditur një asteroid të vogël, të cilin nuk e kemi parë kurrë më parë, në një mënyrë kaq spektakolare", tha shkencëtarja kryesore e misionit Nancy Chabot.
Shkencëtarët tani do të përdorin të dhënat e regjistruara për të parë se çfarë ndryshimi bëri përplasja në ridrejtimin e rrugës së asteroidit.
NASA konfirmoi vitin e kaluar se planeti Tokë është "i sigurt" për të paktën 100 vitet e ardhshme nga asteroidi që konsiderohej më i rrezikshmi.
27 Sht 2022
Anija kozmike e NASA-s godet një asteroid dhe ndryshon trajektoren
Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) transmetoi drejtpërdrejt përplasjen për t'i treguar botës një provë të ridrejtimit të asteroidëve për të mbrojtur Tokën në të ardhmen.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
A mund të përdoren kabllot optike për të paralajmëruar në kohë një tërmet?
Sensori akustik i shpërndarë, ose shkurt DAS ofron një paralajmërim prej disa sekondash, në varësi të afërsisë me epiqendrën e tërmetit, e cila mund të sigurojë kohë të mjaftueshme për njerëzit që të strehohen dhe të mbrohen.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.