Nësë kushtet e moti janë të rënda, atëhër fluturimi i Artemis I mund të prolongohet për disa ditë, njoftuan nga NASA.     Foto: Reuters. 

NASA njoftoi të martën vonë shtyrjen e lançimit të Artemis I në Hënë të shtunën për shkak se sipas parashikimeve të premten pritet mot i keq.

“Duke pritur me padurim të shtunën, moti do të ishte pak më ndryshe nga ai që përjetuam dje”, tha oficeri i motit Mark Berger i Skuadronit të 45-të të Motit të Forcave Hapësinore të SHBA-së gjatë një konference për media.

Orari i ri i nisjes është planifikuar për në orën 14:17 sipas kohës lokale në Qendrën Hapësinore Kennedy në shtetin amerikan të Floridës.

Berger shpjegoi se parashikimi i së shtunës përfshin mundësinë e shirave dhe stuhive në mëngjes dhe herët pasdite me një shans 60 për qind për prishje të motit gjatë kohës së nisjes.

“Do të kemi reshje intensive në breg dhe kështu kjo favorizon shirat dhe mundësisht disa stuhi që vijnë nga bregdeti gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites së hershme. Unë jam optimist se do të kemi të paktën ajër të pastër për të punuar gjatë pasdites që të përgatitemi për të shtunën", tha ai.

Nisja e mjetit pa pilot Artemis I u anulua të hënën pak para lançmit për shkak të problemeve me karburantin e një prej katër motorëve të saj krejt të rinj.

NASA tha se Motori 3 nuk mund të arrinte temperaturën e duhur të ftohjes që kërkohej për ngritjen dhe shpjegoi se kishte një problem me valvulën e ventilimit me një nga rezervuarët e brendshëm, gjë që përfundimisht çoi në anulimin e lançimit.

Nëse moti nuk është i përshtatshëm të shtunën, NASA tha se nisja mund të shtyhet edhe disa ditë të tjera deri të hënën.

Artemis I, i cili përfshin raketën e Sistemit të Lançimit Hapësinore dhe anijen kozmike Orion, vazhdon të qëndrojë në platformën e lançmit, por NASA tha se nëse lançimi shtyhet për të hënën, Artemis I do të duhet të kthehet në ndërtesën e montimit të automjeteve.

Zyrtarët thanë se rikthimi do të duhej të bëhej sepse bateritë e ndërprerjes së fluturimit që lejojnë Artemis të hidhet në erë nëse del nga kursi zbrazen pas 25 ditësh.

Nëse përpjekja përfundimtare e lançimit nuk realizohet edhe të hënën, NASA tha se nisja e Artemis I do të duhet të riplanifikohet për më vonë në shtator.

Misioni Artemis I është i pari nga tre fluturimet hapësinore në projektin premierë të eksplorimit hapësinor të agjencisë amerikane të hapësirës.

Artemis II dhe Artemis III do të synojnë të kthejnë njerëzit në Hënë me qëllimin final për të kryer misione në Mars.

AA