Katalin Kariko dhe Drew Weissman janë fitues të Çmimit Nobel 2023 në Fiziologji - Mjekësi për zbulimet e tyre që i dhanë botës lidhur me vaksinën për të luftuar pandeminë COVID-19.
Asambleja e Nobelit në Suedi nderoi Karikon dhe Weissmanin "për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazës nukleozide që mundësuan zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër COVID-19", tha sekretari i organizatës Thomas Perlmann.
Biokimistja hungareze-amerikane Kariko ka lindur në vitin 1955 dhe është e specializuar në mekanizmat e ndërmjetësuar nga ARN-ja. Hulumtimi i saj ka qenë zhvillimi i mRNA-së të transkriptuar in vitro për terapitë e proteinave.
Mjeku-shkencëtari amerikan Weissman, i lindur në vitin 1959, është më i njohur për kontributin e tij në biologjinë e ARN-së. Puna e tij ndihmoi në zhvillimin e vaksinave mRNA.
Ky ishte çmimi i parë Nobel i dhënë këtë vit.