Meta përgatit aplikacionin Threads si konkurrencë ndaj Twitterit.     /Foto: AP

Kompania Meta, pronë e Facebookut, do të lançojë një aplikacion të ngjashëm me Twitterin. Meta Platforms planifikon të lançojë një aplikacion “Threads” të enjtën.

Një vendim i tillë nga drejtuesit e Meta-s është ndërmarrë disa ditë pasi drejtori ekzekutiv i Twitterit Elon Musk njoftoi një kufi të përkohshëm në numrin e postimeve që përdoruesit mund të lexojnë në faqen e rrjeteve sociale.

Threads, aplikacioni i bisedave i ndërlidhur me Instagramin, parashihet të lejojë përdoruesit të ndjekin llogaritë që ndjekin në platformën e ndarjes së fotografive dhe të mbajnë të njëjtin emër përdoruesi, tregoi një listë në App Store nga Apple.

Aplikacioni vjen pasi Twitter njoftoi një listë kufizimesh në aplikacion, duke përfshirë nevojën për t’u verifikuar për të përdorur TweetDeck.

Njoftimet e fundit të Musk për të adresuar grumbullimin e të dhënave kanë shkaktuar një reagim të ashpër nga përdoruesit e Twitterit dhe ekspertët e reklamave thanë se kjo do të minonte drejtoreshën ekzekutive të re Linda Yaccarino, e cila filloi në këtë rol muajin e kaluar.

Meta nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment mbi një nisje të ngjashme në Google Play Store.

TRT Balkan / agjencitë