Bots (robotët, profilet e rreme), çdo ditë e më shumë po bëhen "me reale" dhe gjithnjë është e më e vështirë të dallosh një profil të vërtetë personi nga një profil të bazuar në intelegjencë artificiale i programuar për të postuar tëeet dhe për të shpërndarë përmbajtje specifike. Vetë termi "bot" po merr një kontekst gjithnjë e më negativ. Keqpërdorimi me profile të rreme bëhet edhe për reklama spam, por edhe për të ndikuar tek votuesit para zgjedhjeve ose për të nxitur trazira sociale. Më i prekuri nga profilet e botsave është rrjeti social Tëitter dhe ekziston rreziku që ky rrjet social të mos pastrohet kurrë.
Sa thellë janë të infiltruar robotët?
Është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i profileve të (rreme) robotëve në Twitter. Kompania pretendon se deri në pesë për qind e të gjitha llogarive të përdoruesve janë bot, ndërsa vlerësimet e tjera shkojnë në shifra marramendëse dhe thonë se një e pesta e të gjithë përdoruesve të Twitter janë në të vërtetë robotë.
Përveç problemit të vëllimit të robotëve, ka kërcënime shumë më të rëndësishme nga programet që përdoren për manipulim, përhapje të lajmeve të rreme dhe dezinformata. Teknologjia e avancuar e AI përdoret nga qendra të organizuara që dinë të nisin fushata të synuara për çështje të rëndësishme sociale.
Kjo përfshin ndikim në zgjedhjet kombëtare në një vend dhe deri tek ngritja e panikut që mund të çojë në protesta, përplasje midis grupeve me pikëpamje të kundërta dhe rritje të mosbesimit në institucionet publike.
Çfarë po ndërmerr Twitter për botokalipsën?
Problemi këtu nuk është aq shumë mënyra se si Twitter mundëson krijimin e profileve të (rreme) bot-it, sepse ato mjete janë plotësisht legjitime dhe të disponueshme publikisht, por mënyra se si platforma merret me profilet e rreme dashakeqe që janë pjesë e një rrjeti të organizuar dhe aktivizohen me plane të paracaktuara.
Twitter gjatë viteve të fundit mundohej të bindë publikun dhe bazën e tij të përdoruesve se po ndërmerr një sërë hapash, nga një algoritëm i inteligjencës artificiale që mund të analizojë deri në 5 milionë profile në javë, deri te një ekip njerëzish që monitorojnë raste specifike të profileve të rreme keqdashëse dhe rrjete, veçanërisht kur veprojnë si në fushatë.
Ky rrjet ka edhe një program të veçantë që shënon “botet e mira” që ofrojnë informacione, zgjidhje dhe mjete shumë të dobishme dhe të mirëseardhura, si dhe ka një sistem për raportimin e abuzimeve që reagon nëse shkelen rregullat e përdorimit.
Por, asnjë zgjidhje konkrete afatgjatë nuk ka dalë ndonjëherë nga Twitter, përveç theksimit të faktit se jo të gjithë bot-et janë të këqinj, dhe ndërkohë teknologjia për bot-et e avancuara po bëhet më e avancuar.
Psikologjia e përdoruesve "të vërtetë"
Suksesi i robotëve të Tëitter qëndron në faktin se ata imitojnë pothuajse në mënyrë të përsosur sjelljen e përdoruesve njerëzorë. Këto programe mund të gjurmojnë si ju, mund t'ju vendosin “pëlqime”, t’ju “retweet-ojnë” dhe të ju dërgojnë mesazhe të drejtpërdrejta.
Disa robotë janë programuar që kohë pas kohe të bëjnë edhe gabime drejtëshkrimore, të tjerë krijohen me avatarë dhe emra përdoruesish të besueshëm, kështu që njohja e një profili artificial bëhet një detyrë shumë e vështirë.
Edhe nëse shifra prej më pak se pesë për qind është e saktë, këto profile të rreme gjenerojnë aktivitet masiv të postimeve, retweet-ve dhe të krijojnë trende që mund të alarmojnë të gjithë rrjetin, gjë që seriozisht e cënon besueshmërinë e përmbajteve që shpërndahen në Twitter.
Twitter do të duhet të investojë në teknologjinë e mësimit të makinerive që do t’i analizojë përdoruesit e tij aktiv të cilët në muaj sillen deri në 300 milionë, dhe më mire t’i shënojë robotët e dobishëm dhe t’i kufizojë ata me aktivitet dashakeqe.
15 Kor 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore