Twitter dorëzon padi ndaj Elion Musk, për prishjen e marrëveshjes për blerje     Foto:AA

Kompania e medias sociale Twitter ka ngritur padi ndaj Elon Musk, drejtuesit të lartë të Tesla-s dhe SpaceX lidhur me prishjen e marrëveshjes së blerjes prej 44 miliardë dollarësh.
Në një ankesë në gjykatën Delaware Chancery nga Twitter, thuhet se Musk ka refuzuar të përmbushë detyrimet e tij ndaj Twitterit dhe aksionerëve të saj, sepse marrëveshja që ai nënshkroi "nuk i shërben më interesave të tij personale".
Në kërkesën e ankesës theksohet se pretendimet e Musk për të prishur marrëveshjen janë "justifikime" dhe se "nuk kanë asnjë bazë".
"Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkimit, Musk duke përçmuar vazhdimisht Twitterin dhe marrëveshjen, ka shkaktuar rrezik tregtar dhe presion për rënien e çmimit të aksioneve të Twitter", thuhet në kërkesë.
Në marrëveshjen për blerjen e kompanisë së medias sociale Twitter, Musk më 8 korrik njoftoi prishjen e marrëveshjes duke treguar si arsye shkeljen e shumë dispozitave.
Avokatët e Musk, në njoftimin e bërë ndaj Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime (SEC) thanë se Twitter-i nuk iu përgjigj ose ka refuzuar t‘iu përgjigjet kërkesave të shumta lidhur me llogaritë e padëshiruara (spam) dhe të rreme në platformë e cila është e rëndësishme për performancën e biznesit të kompanisë.
Në njoftim bëhet e ditur se "Twitter ka shkelur në mënyrë thelbësore shumë dispozita të marrëveshjes dhe ka bërë deklarata të gabuara dhe mashtruese".
Kreu i Bordit drejtues të Twitterit, Bret Taylor tha se është planifikuar të fillohen veprime ligjore për zbatimin e marrëveshjes pas vendimit të Musk për prishjen e marrëveshjes.
Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Taylor kishte deklaruar se "Bordi drejtues i Twitterit është i angazhuar që të plotësojë procesin për kushtet dhe çmimin e dakorduar me Musk dhe planifikon të ndërmarrë veprime ligjore për të zbatuar marrëveshjen e bashkimit".
Në një letër të dërguar nga avokati i Twitterit, William Savitt ndaj Mike Ringler avokatit të Musk thuhej se prishja e marrëveshjes nga Musk është i "pavlefshëm dhe i padrejtë" dhe se kjo nënkupton që janë refuzuar përgjegjësitë sipas marrëveshjes.
Në rast të mos plotësimit të procesit me vendimin e prishjes së marrëveshjes, në rendin e ditës erdhi kushti i marrëveshjes i cili nevojit që Musk duhet të paguajë 1 miliard dollarë.
Mosmarrëveshja mbi llogaritë 'spam' është bërë çështje e diskutueshme nëse është apo jo arsye e mjaftueshme që Musk të tërhiqet nga marrëveshja e blerjes.


AA