Platforma e medias sociale Twitter njoftoi se ka nisur një politikë "zero tolerancë për dhunën verbale" për të ofruar përvojë më të sigurt te përdoruesit.
Twitter në postimin e tij mbi këtë temë, njoftoi se janë bërë disa ndryshime në politikat e përdorimit të aplikacionit.
"Sot nisëm zyrtarisht politikën tonë zero tolerancë ndaj dhunës verbale të kërcënimeve, mallkimeve, glorifikimit dhe nxitjes së dhunës", thuhet në postimin e Twitterit.
Twitter theksoi se nuk mund të ketë dialog të shëndetshëm ku ka dhunë verbale. "Ne zbatojmë një politikë zero tolerancë ndaj dhunës verbale për të parandaluar normalizimin e dhunës dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve tanë", thuhet më tej.
Në postim thuhet se në rast shkeljeje të rregullave në fjalë, llogaritë përkatëse do të pezullohen.
Twitter tha se do të kërkohet fshirja e përmbajtjes së dhunës për të rihapur llogarinë.