Numri i regjistrimeve të automjeteve të reja ka shënuar rritje me 12,1 për qind në janar me bazë vjetore në tregun e BE-së, duke u rimëkëmbur nga rënia në dhjetor 2023, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave.
Muajin e kaluar, 851.690 njësi makinash u regjistruan në vendet e unionit prej 27 anëtarësh, tha shoqata.
Të gjitha tregjet kryesore evropiane, përfshirë Gjermaninë (19,1 për qind), Italinë (10,6 për qind), Francën (9,2 për qind) dhe Spanjën (7,3 për qind), shënuan rritje të ndjeshme.
Automjetet elektrike
Muajin e kaluar, midis shitjeve të makinave të reja, pjesa e tregut të makinave me energji elektrike arriti në 10,9 për qind kundrejt 9,5 për qind në janar 2023.
Regjistrimet e automjeteve elektrike u rritën 28,9 për qind në 92.741 njësi në bazë vjetore në janar.
Shitjet e makinave hibride-elektrike u rritën gjithashtu me 23,5 për qind gjatë së njëjtës periudhë në 245.068 njësi.