Hapet edicioni i 35-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup

Hapet edicioni i 35-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup

Panairi i Librit i cili mbahet në arenën sportive Boris Trajkovski do të zgjasë deri më 10 maj.
Hapet edicioni i 35-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup. / Foto: AA

Hapet edicioni i 35-të jubilar i Panairit Ndërkombëtar të Librit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Sipas organizatorit të këtij Panairi, paralajmërohet një program i pasur shtatëditor me mbi 60 shtëpi botuese, ndërsa numri i vizitorëve pritet të arrijë në 30.000, si para periudhës së pandemisë.

Në kuadër të programit pritet prania e një numri të madh të autorëve vendas dhe të huaj, me promovimin e librave të rinj në Qendrën Zyrtare Promocionale, ndërsa në stendat e botuesve paralajmërohen punëtori edukative dhe vizatime për fëmijët, si dhe takime me autorë dhe nënshkrime librash.

Mbështetëse tradicionale e panairit është Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

Ashtu siç është paralajmëruar panairi i librit sivjet do të zgjasë deri më 10 maj dhe mbahet në arenën Boris Trajkovski, çdo ditë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 20 e mbrëmjes.

Autoritetet informojnë se transportit të rregullt në Shkup i janë shtuar dy linja të përkohshme, 100 dhe 200, të cilat shkojnë deri në arenën Boris Trajkovski.

Hyrja në Panair kushton 80 denarë, ndërsa 50 denarë për person është çmimi për grupet e organizuara të nxënësve dhe studentëve.

TRT Balkan / agjencitë