Maqedonia e Veriut është gati për Këshillin Ministerial të 30-të të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet nën presidencën e vendit midis 30 nëntor-1 dhjetor në kryeqytetin Shkup.
Në Sallën Sportive Boris Trajkovski dhe përreth janë marrë masa të gjera të sigurisë. Në takim pritet të marrin pjesë rreth 1.000 persona nga 76 delegacione përfshirë 57 vende anëtare të OSBE-së. Maqedonia e Veriut kryesoi me OSBE-në gjatë vitit 2023, ndërsa punimet i kreu me sloganin “fjala është për njerëzit”.
Gjatë këtij takimi, në Shkup do të jenë të pranishëm edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Llavrov, që shënon një ndër ngjarjet e rralla ku të dy marrin pjesë, që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.
Gjithashtu, kjo do të jetë vizita e parë e Llavrovit në një vend anëtar të NATO-s që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.