Ndërmarrja për Qarkullim Publik - Shkup (NQP) ka tërhequr të gjitha autobusët nga qarkullimi, pasi herët në mëngjes në adresën elektronike të ndërmarrjes është dërguar një paralajmërim se do të vendoset bombë në një autobus të ndërmarrjes.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se është ndaluar një person i cili është i punësuar në NQP, me inicialet J.I. Sipas njoftimit të MPB-së, i njëjti rreth orës 5 të mëngjesit përmes postës elektronike i ka njoftuar të gjithë nëpunësit në ndërrmarje se do të vendos bombë në një prej autobusëve.
Nga ministria theksojnë se po kryhen kontrolle "kundër terrorizmit" dhe se po merren masa për zbardhjen e rastit.
"Nga adresa elektronike e tij në adresën elektronike zyrtare të NQP-së dhe në adresat elektronike të të gjithë drejtorëve, zyrtarëve për financa, për shërbime juridike dhe zyrtarëve të tjerë të NQP-së, është dërguar një letër me kërcënim se për shkak të mos marrjes së rregullt të pagës ka planifikuar të vendosë një bombë në një autobus të NQP-së, e cila do të shpërthente sot gjatë protestave", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndryshe, NQP ka njoftuar grevë nga mesdita e sotme për shkak të borxhit që ndërmarrja pretendon se i ka pushteti qendror. Ata po ashtu kanë paralajmëruar protesta para ndërtesës së qeverisë në mesditë.
Nga Qyteti i Shkupit kërkojnë nga qeveria të shlyejë borxhin ndaj NQP-së, që ndërmarrja të paguajë pagat e punëtorëve, pasi aktualisht, sipas zyrtarëve të Qytetit të Shkupit, ndërmarrja është një "gjendje katastrofike". Sipas tyre, borxhi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për transportin e nxënësve dhe studentëve është 2 milionë euro, borxhi i komunave është 40 milionë denarë dhe borxhi i trashëguar është 90 milionë denarë.
Nga ana tjetër, qeveria i ka hedhur poshtë këto pretendime të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së. Sipas tyre, pushteti qendror nuk i ka asnjë borxh NQP-së. Qeveria po ashtu thekson se gjendja në të cilën ndodhet NQP-ja tregon mënyrën e papërgjegjshme të ndërmarrjes në menaxhimin e fondeve të destinuara për transportin e nxënësve dhe mos shlyerja e obligimeve të ndërmarrjes në kohën e duhur.
19 Tet 2022
Paralajmërimi për bombë ndërpret transportin publik në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se është ndaluar një person i cili është i punësuar në NQP, me inicialet J.I.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Simpozium ndërkombëtar i Medresesë "Meddah" për 100-vjetorin e saj
Simpoziumi organizohet nga Fondacioni për Studime Ballkanike (BSF) - Shkup, dhe Fondacioni për Hulumtime në Shkenca Islame, me mbështetjen e IBU-së, Myftinisë së Shkupit, Universitetit "29 Maj" nga Türkiye dhe Instituti i Lartë Islamik në Sofje.
Artikujt në këtë kategori
TIKA rinovon dhe pajis Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Shkup
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka riparuar dhe pajisur hapësirat arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke kontribuar në zhvillimin e turkologjisë në rajon.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.