Diplomacia publike turke në Ballkan", kështu titullohej paneli i mbajtur në Shkup, i cili u organizuar nga Qendra për Studime Politike, Sociale dhe Ekonomike e Fondacionit për Studime Ballkanike (BSF).
Në këtë panel nga një prezantim bënë Përfaqësuesi i TRT-së Shkup, Ömer Rahmi Serim, dhe Zëvendësrektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) Dr. Serdar Serdaroğlu.
Kreu i BSF-së, Sevba Abdula, në deklaratën për Anadolu tha se në këtë periudhë do të bëjnë punime rreth çështjeve themelore që kanë të bëjnë me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit. "E dimë se vendet e ndryshme kanë aktivitete diplomatike këtu. Do të shqyrtojmë metodat dhe mjetet me të cilat ata i bëjnë këto", tha Abdula duke treguar se do të fillojnë me Türkiyen.
Serim tha se një nga shtyllat më të rëndësishme të diplomacisë publike të Türkiyes në Ballkan janë aktivitetet mediatike.
Sipas tij, TRT-ja, një nga institucionet publike të hershme të Türkiyes, kontribuon në masë të madhe në diplomacinë publike të Türkiyes. Ai tha se me platformën digjitale TRT Balkan të hapur në periudhën e fundit, duke bërë transmetime në gjuhët lokale të rajonit janë duke i shërbyer në masë të madhe diplomacisë publike të Türkiyes.
Serdaroğlu tha se arsimi është shtylla më e rëndësishme e diplomacisë publike të Türkiyes, veçanërisht në Ballkan. "Ndikimi i Republikës së Türkiyes në Ballkan në fakt forcohet më tej nëpërmjet arsimit dhe kulturës", theksoi ai.