TRT në Shkup organizon Punëtorinë e Gazetarisë Digjitale.     /Foto: AA

Në organizim të TRT-së, në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Shkup, ka filluar Punëtoria e Gazetarisë Digjitale.

Në trajnimin e organizuar në kuadër të projektit "Gazetaria për të Rinjtë" (J4J - Journalism for Juniors) që do të zgjasë deri më 1 shkurt, marrin pjesë nxënës dhe studentë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Institutit Yunus Emre - Shkup, Serhat Kula, në deklaratën për gazetarët tha se në kuadër të programit, mbi 60 të rinj të shkollave të mesme dhe të nivelit universitar i bashkojnë me sektorin e medias.

Në trajnim, sipas Kulas, janë zgjedhur nxënës dhe studentë nga shkollat e Fondacionit Turk Maarif, gjimnazi Josip Broz Tito, si dhe nga Unversiteti Ndërkombëtar Ballkanik, që dëshirojnë të bëjnë planifikim të karrierës në këtë sferë, ndërsa potencoi se personeli i rëndësishëm i TRT-së do t'u transferojë përvojën e tyre të rinjve.

"Ne tashmë po përpiqemi të orientojmë burimet njerëzore në rajon drejt medias, si me punë në studio, ashtu edhe me bashkëpunime të përbashkëta me TRT-në në këtë rajon. Ky është njëri nga synimet tona. Ashtu siç kemi dëshirë të ofrojmë një profesion në arsim, kulturë, edhe media është pjesë e kësaj, pjesë që integron njëra-tjetrën", tha Kula.

Koordinatori i projektit "Gazetari për të Rinjtë", Alpay Arı, nga ana e tij, tha se në kuadër TRT-së, nga viti 2017 me sloganin "çdo kush ka një histori", kanë zhvilluar trajnime për të huaj dhe turq.

Ai tha se me kërkesë të Institutit Yunus Emre, do të ofrojnë trajnime në tema të ndryshme për të rinjtë që duan të punojnë në sektorin e medias.

"Të rinjtë janë të emocionuar. Sektori i medias dhe media digjitale janë zhvilluar shumë, të rinjtë duan të hedhin hapa të rëndësishëm në këtë sektor", tha ai, duke shtuar se më parë kanë organizuar trajnime edhe në kampe refugjatësh dhe se projekti ka tërhequr shumë interesim.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësve do t'u jepet certifikatë.

AA