Më shumë se 2.000 universitete në mbarë botën janë duke përmirësuar kapacitetet e tyre digjitale: 65 për qind kanë platformën e të mësuarit në internet, 17 për qind përdorin shërbimet ‘cloud’, 9 për qind kanë një lloj sistemi dhe vetëm 9 për e institucioneve nuk janë duke diskutuar tash për tash në lidhje me mësimin në internet, sipas hulumtimit të bërë nga Universiteti Juglindor në vitin 2015.
Duke qenë se ende nuk ka të dhëna të përshtatshme dhe të përditësuara, megjithatë vlerësohet se pandemia e ka përshpejtuar edhe më shumë këtë proces.
Kjo periudhë e pandemisë gjithashtu kontribuon pozitivisht në shkallën globale të pajisjes me dituri, e cila qëndron në 87 për qind, ose pothuajse nëntë në dhjetë njerëz në mbarë botën, sipas të dhënave të përpiluara nga ‘Our World in Data’ dhe Banka Botërore, 2022.
Ky zhvillim digjital, i cili është bërë më i dukshëm në jetën tonë me pandeminë do të nxisë përsosmërinë e aftësive digjitale midis punonjësve të ardhshëm për shkak të faktit se përdorimi i një grupi mjetesh digjitale në arsimin formal është një pjesë integrale e procesit të të mësuarit.
Megjithatë, pandemia ekspozoi problemet strukturore ekzistuese të sistemit arsimor në Ballkanin Perëndimor, edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të zhvillojnë sisteme arsimore dhe trajnimi në përputhje me kërkesat dhe nevojat e reja që i kërkon tregu.
Sfidat për vendet e Ballkanit Perëndimor në e-mësimin
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me sfidat e tranzicionit digjital duke përfshirë ndërtimin institucional, aftësitë e kufizuara administrative dhe sfida të tjera në lidhje me procesin e e-mësimit.
Sipas hulumtimit ReSPA (Shkolla Rajonale e Administratës Publike), shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ose një sistem të veçantë të e-mësimit, ose nuk ka një sistem të tillë të zhvilluar.
Mary Drosopulos, eksperte e e-mësimit dhe e zhvillimit, thotë për TRT se sfidat në e-mësimin janë, para së gjithash, mungesa e qasjes së shumë njerëzve në pajisjet e duhura dhe lidhjes së qëndrueshme në internet, veçanërisht në zonat e margjinalizuara ose të pafavorizuara.
"Së dyti, mungesa e mësuesve të trajnuar dhe së fundmi mungesa e angazhimit social që dekurajon shumë njerëz nga e-mësimi”.
Kyvete S. Shatri, profesor asistente në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, thotë për TRT, se sfidat për e-mësimin në Ballkan janë në dy këndvështrime kryesore: në aspektin didaktik dhe atë infrastrukturor.
Sipas Shatrit, sa i përket aspektit didaktik, vështirësitë e hasura janë në përgatitjen e materialeve elektronike dhe zbatimin e planprogrameve për mësimin elektronik dhe se duhet të ketë modifikime në planifikimin e orëve.
“Angazhimi i studentëve, rritja e interaktivitetit dhe motivimit kërkon planifikim të duhur. Ndërsa, për sa i përket aspektit infrastrukturor, mungesa e një sistemi adekuat të menaxhimit të mësimit (LMS) i pajisur me mjete teknologjike që mundëson ndërveprim dhe punë në grup, duket si pengesë për vendet e Ballkanit në realizimin e suksesshëm të e-mësimit”, shprehet Shatri.
Të dy ekspertët pajtohen se ka mungesë të mësuesve të trajnuar në rajon.
“Aftësitë e mësuesve për zbatimin e e-mësimit janë sfida të mëdha për Ballkanin”, shton Shatri.
Përmirësimi i kapacitetit të e-mësimit është i vështirë për arsye të ndryshme
Se si vendet e Ballkanit Perëndimor do të përmirësojnë kapacitetin e tyre të e-mësimit është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Mary Drosopulos shprehet se është vërtet e vështirë të thuash diçka për përmirësimin e e-mësimit në Ballkanin Perëndimor.
“Ndoshta duke ofruar mundësi për të ndjekur e-orët mund të jetë e dobishme, megjithëse nuk mund të mendoj për praktika të veçanta”, thotë ajo.
Megjithatë, një nga mbështetësit më të rëndësishëm të kësaj çështjeje është BE-ja. Në bashkëpunim me Ministritë e Arsimit të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian hodhi në qarkullim Platformën e Ballkanit Perëndimor për Arsimin dhe Trajnimin më 7 mars 2012. Objektivat e tij janë të mbështesë tranzicionin për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për të përshtatur një sistem arsimor më të mirë të pajisur me të gjitha risitë.
BE-ja ka mbështetur prej vitesh përmirësimet digjitale në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet “Agjendës Digjitale”. Duke bërë projektin e e-mësimit në kontekstin e Agjendës Digjitale, BE-ja mbështet transformimin digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor për përparimin rajonal për ta bërë e-mësimin më të qasshëm për të gjithë ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale për të kontribuar në rrugën e tyre të karrierës, edhe pse është shumë herët për të matur pasojat e kësaj Agjende.
Fatkeqësisht, 67 për qind e të rinjve të Ballkanit Perëndimor do të konsideronin të dilnin jashtë vendit për të punuar, për shkak të shqetësimeve të ‘të qenit i papunë’, ‘të qenit i varfër’ dhe ‘korrupsioni’, sipas sondazhit të Barometrit Ballkanik të vitit 2022.
Kjo është arsyeja pse kjo është shumë e rëndësishme që sistemet e arsimit dhe trajnimit në Ballkanin Perëndimor duhet të modernizohen për të mbyllur hendekun e aftësive dhe për të reduktuar papunësinë e të rinjve.
Profersoresha asistente në Universitetin e Prishtinës Kyvete S. Shatri, jep disa sugjerime duke thënë se politikat arsimore duhet të jenë më të fokusuara në mësimin elektronik.
“Duke investuar së pari në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shërbim dhe para shërbimit për aftësitë TIK (aftësitë e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit)”, thotë Shatri.
Ajo thekson edhe mungesën e infrastrukturës me pajisje teknologjike. Përmirësimi i infrastrukturës me pajisje teknologjike sipas Shatrit është kusht i domosdoshëm për të mundësuar e-mësimin në shkolla.
“Unë mendoj se vendet e Ballkanit duhet të kenë një bashkëpunim të madh në shkëmbimin e përvojave dhe shpalosjen e sfidave që kanë për të arritur rezultatet e dëshiruara në rritjen e kapaciteteve për zbatimin e e-mësimit.”
14 Sht 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore