Andres Iniesta nënshkroi për Emirates Club në moshën 39-vjeçare. / Foto: AA

Futbollisti spanjoll, Andres Iniesta, i cili së fundmi u largua nga ekipi japonez Vissel Kobe, në moshën 39-vjeçare nënshkroi për Emirates Club nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë nga klubi i Emirateve të Bashkuara, thuhet se Iniesta, ish-lojtari i kombëtares spanjolle dhe mesfushori i Barcelonës, është transferuar në Emirates Club.

“Mirë se erdhe, Iniesta”, njoftojnë profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Pasi fitoi nëntë tituj të ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, Iniesta nënshkroi me Vissel Kobe në 2018 dhe rinovoi kontratën e tij dyvjeçare në 2021.

Gjatë epokës së Iniestës, Vissel Kobe konkurroi në Ligën e Kampionëve të Konfederatës së Futbollit Aziatik (AFC) për herë të parë vitin e kaluar dhe fitoi Kupën e Perandorit të Japonisë 2019 dhe Superkupën e Japonisë 2020.

Ylli 39-vjeçar i futbollit ka marrë pjesë në katër Kupa Botërore me Spanjën në karrierën e tij, dhe ai e ngriti trofeun e FIFA-s në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

TRT Balkan / agjencitë