Asgjë nga transferimi i Modriçit në Arabi, mbetet në Madrid. / Foto: AA

Lluka Modriç ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridin deri më 30 qershor 2024, njoftoi të hënën La Liga spanjolle.

Reprezentuesi kroat, i cili iu bashkua Real Madridit nga Tottenham Hotspur në vitin 2012, ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të La Ligës, dy Copa del Rey dhe katër Superkupa UEFA, ndër të tjera.

Ai gjithashtu fitoi Topin e Artë 2018 dhe çmimet e FIFA-s Lojtari më i mirë 2018 gjatë kohës së tij në klubin spanjoll.

37-vjeçari ndjek Toni Kroos, Dani Ceballos dhe Nacho Fernandez në vazhdimin e qëndrimit të tij në Madrid këtë verë.

Kujtojmë se emri i Lluka Modriçit ishte i lidhur me një transferim të mundshëm në ligën arabe, pasi që kohëve të fundit një kolonë e gjatë emrash të njohur janë joshur nga paratë e skuadrave në Arabinë Saudite, ndër to edhe ish-bashkëlojtarët e tij Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

TRT Balkan