Turi i parë i Botërorit në Katar solli edhe surprizën e parë të madhe. Arabia Saudite mposhti Argjentinën 2:1 në Grupin C.
Argjentina kryesoi 1:0 në pjesën e parë, me golin e Messit nga pika e bardhë. Gauchosëve iu anuluan edhe dy gola për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, sauditët bënë një kthesë në katër minuta. Në minutën e 49-të Al Shehri barazoi në 1:1. Al Devsari i dha epërsinë Arabisë Saudite në minutën e 53-të.
Pjesa e dytë dhe 14 minutat shtesë nuk i mjaftuan Messit dhe shokëve të tij për të gjetur rrugën drejt portës së Arabisë Saudite. Lojtarët e Arabisë Saudite u mbrojtën me sukses dhe në një sulm të Argjentinës e nxorrën topin jashtë vijës së portës.
Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, sot nga ora 17:00 takohen Meksika dhe Polonia.