Zyrtari kryesor i Zhvillimit të Audi, Oliver Hoffmann dhe Kryetari i Bordit Drejtues të AUDI AG, Markus Duesmann pozojnë për një fotografi me makinën e re Audi F1 si prodhuesi gjerman Audi.     Foto: Reuters

Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi nga sezoni 2026 do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Formula 1 si furnizues i motorëve.
Sipas një deklarate në faqen e internetit të Formula 1, Shefi Ekzekutiv i Audi, Markus Duesmann, ka thënë se rregullat e njësisë së fuqisë (power unit) që do të hyjnë në fuqi në vitin 2026 luajnë një rol kyç në vendimin e tyre.
Njësitë e fuqisë të vitit 2026 do të ruajnë arkitekturën e motorëve ekzistues V6 me "turbo-ngarkesë", por do të kenë fuqi të shtuar elektrike dhe 100 për qind karburante të qëndrueshme.
Në deklaratën e bërë nga Audi, e cila do të marrë pjesë në F1 për herë të parë në historinë e saj, thuhet se në fund të vitit do të bëhet e ditur me cilin ekip do të bashkëpunojnë.
Audi pritet të blejë aksione të ekipit të Sauber me bazë në Zvicër, i cili garon në kampionat me emrin Alfa Romeo.

AA