Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), sot i ka zbuluar emrat e qyteteve nikoqire për Botërorin në vitin 2026, me çka 11 prej tyre do të jenë në SHBA.
FIFA në Twitter njoftoi se 11 qytetet e përzgjedhura në SHBA, janë Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York/New Jersey, Philadelphia, San Francisco dhe Seattle, respektivisht Guadalahara, Mexico City dhe Monterrey në Meksikë, si dhe Toronto e Vancouver në Kanada.
Karakteristikë e këtij Botërori është se për herë të parë do të zhvillohet në tre shtete dhe kampionati do të përfshi 48 ekipe.
SHBA-të për herë të fundit ishin nikoqir të Botërorit në futboll në vitin 1994. Ndërkohë, Meksika, dy herë ishte nikoqir i Finales së Botërorit, fillimisht në vitin 1970, dhe pastaj në vitin 1986.
Nikoqir për herë të parë të Kampionatit Botëror në futboll do të jetë Kanadaja.