Kombëtarja e parë që do të luajë në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit 2024 (EURO 2024) do të përcaktohet sonte pas lojës së gjysmëfinales midis Spanjës dhe Francës, me fillim në orën 21:00, që organizohet në mikpritjen e Gjermanisë në Munich Football Arena.
Arbitri i ndeshjes do të jetë nga Federata Sllovene e Futbollit, Sllavko Vinciq, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovaçiq.
Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë nga Sllovakia, Ivan Kruzliak.
Fituesi i kësaj ndeshjeje në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Angli, që do të luhet nesër.
Spanja në gjysmëfinale erdhi duke i fituar të gjitha ndeshjet
Spanja arriti të fitojë të gjitha ndeshjet në rrugëtimin e saj drejt gjysmëfinales. Spanja, e cila kryesoi Grupin B, ku ishin Shqipëria, Italia dhe Kroacia, fitoi tri ndeshjet duke mos pësuar gol.
Në çerekfinale Spanja kaloi pasi eliminoi Gjeorgjinë në 1/16 e finales, ndërsa në çerekfinale mposhti nikoqirin Gjermaninë.
Ndërkaq, Franca, në Grupin D me Austrinë, Holandën dhe Poloninë mori një fitore dhe dy barazime dhe u kualifikua në 1/16 e finales, ku e fitoi Belgjikën në penalti.
Në çerekfinale "Gjelat" e fituan Portugalinë. Franca në gjysmëfinale "pa lojë aktive" Franca në gjysmëfinalen e EURO 2024 arriti "pa lojë aktive".
Në ndeshjen e parë në Grupin D, Franca e fitoi Austrinë me 1-0, ndërsa goli ishte një "autogol" i futbollistit austriak Maximilian Wöber.
Ndeshja e dytë e Francës në grup kundër Holandës përfundoi në barazim pa asnjë gol. Ndeshjen e dytë kundër Polonisë, Franca arriti një rezultat prej 1-1, me golin e shënuar nga Mbappe nga penaltia.
Në 1/16 e finales Franca u përball me Belgjikën ku rezultatin prej 1-0 e caktoi autogoli i lojtarit kundërshtar Jan Vertonghen.
Ndeshja e çerekfinales së "Gjelave" kundër Portugalisë përfundoi 0-0, ndërsa Franca avancoi më tutje në goditjet penalti me 5-3. Spanja efektive në sulm, Franca në mbrojtje
Nëse shikojmë performancën në EURO 2024, tërheq vëmendjen efektiviteti i Spanjës në sulm, kurse i Francës në mbrojtje.
Kombëtarja e Spanjës, e cila arriti 5 fitore nga 5 ndeshjet në kampionat, është skuadra që kërkon më shumë gola me 102 goditje në total.
Spanjollët prej këtyre goditjeve 11 i shndërruan në gola, ndërsa mban titullin e skuadrës me më shumë gola të shënuara në turne së bashku me Gjermaninë.
Franca, nga ana tjetër, ka pësuar vetëm një gol, duke arritur të "mbyllë portën" në 4 prej 5 ndeshjeve.
Goli i vetëm që ka pësuar Franca është ajo nga Polonia nga penaltia.
Takimi i 37-të në rivalitet Spanja dhe Franca në nivel kombëtaresh do të takohen për të 37-n herë. Në 36 ndeshje të deritanishme, 16 i ka fituar Spanja, ndërsa 13 Franca.
Shtatë ndeshje kanë përfunduar me barazim. Spanja ka shënuar 64 gola, Franca 39.
Në periudhën e fundit në ndeshjet e luajtur midis dy kombëtareve mbizotëron epërsia e Spanjës. Spanja në 8 ndeshjet në 16 vitet e fundit i fitoi 5.
Dy ndeshje i fitoi Franca, kurse një mbeti barazim.