Barcelona përforcohet me mesfushorin spanjoll Dani Olmo         / Foto: AA

Barcelona njoftoi se ka nënshkruar me mesfushorin ofensiv spanjoll Dani Olmo.

Spanjoli 26-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë me Barçën për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030, me një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro.

Olmo, i cili është produkt i akademisë së të rinjve të Barcelonës, La Masia, iu bashkua klubit kroat Dinamo Zagreb në vitin 2014.

Ai më pas u transferua në skuadrën gjermane Leipzig në 2020, deri në kthimin e tij në klubin e tij të fëmijërisë në 2024.

Së bashku me pesë tituj të ligës kroate, Olmo gjithashtu fitoi trofe të njëpasnjëshëm të Kupës së Gjermanisë në 2022 dhe 2023.

Dani Olmo shënoi 11 gola në 39 paraqitje për Spanjën, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Kombeve 2023 dhe EURO 2024.

TRT Balkan / agjencitë