Franca ka ndaluar vendosjen e shamisë për sportistet franceze në Lojërat Olimpike "Paris 2024".
Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera ndalesën në fjalë, e njoftoi në kanalin "France 3" në të cilin ajo ishte e ftuar.
Oudea-Castera njoftoi se sportistet në ekipet e Francës që marrin pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris gjatë periudhës 26 korrik - 11 gusht 2024, nuk do të mund të vendosin shami.
Ajo theksoi se janë pro vendosjes së zbatimit të një "regjimi laik" të rreptë në sport.
Sportistet franceze nuk mund të vendosin shami as në ndeshjet FFF
Komuniteti i përbërë nga futbollistet e njohura si "Les Hijabeuses" (Të mbuluarat me shami), kanë aplikuar në Këshillin e Shtetit (Gjykata e Lartë administrative) për të anuluar ndalesën që Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka vendosur që nga viti 2016 për moslejimin e shamisë (mbulesës).
Neni i parë në rregulloren e brendshme të FF-së ndalon që futbollistët të mbajnë në ndeshje veshje ose simbole që tregojnë përkatësinë fetare.
Këshilli i Shtetit më 29 qershor miratoi ndalesën për mbajtjen e shamisë për futbollistet femra gjatë ndeshjeve të FFF-së.